Top News – Serbia ‘zemërmadhe’/ I dhuron Shkupit 20 mijë doza të Sputnik v
01/04/2021 21:31

Maqedonia e Veriut mori të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa së shpejti pritet të marrë edhe 20.00 doza tjera të prodhuesit rus, po nga Serbia. "Të enjten pranuam donacionin e dytë nga Serbia, një akt i miqësisë së madhe që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për 20.000 doza të vaksinës Sputnik V që ne marrim nga Serbia mike, në një periudhë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me vaksinimin masiv në vend”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Ky është donacioni i dytë nga Serbia, pasi më parë, autoritetet serbe kishin dhuruar 8.000 doza të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se donacioni nga Serbia do të mundësojë vazhdimin e imunizimit, derisa të mbërrijnë vaksinat, të cilat qeveria i ka kontraktuar me prodhues të ndryshëm. “Disa prej këtyre vaksinave do të përdoren për të moshuarit, ndërsa të tjerat për disa nga grupet të rrezikuar në infrastrukturën shtetërore, si punonjësit e policisë, armatës, gjykatave, kopshteve, gazetarët, të punësuarit në transportin publik dhe zjarrfikësit”, deklaroi Filipçe. Vaksinimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut nisi të mërkurën me vaksinat e kompanisë, AstraZeneca, që Shkupi zyrtar i mori përmes programit COVAX. Të 24.000 dozat e AstraZenecas do të përdoren për vaksinimin e personave të moshës mbi 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë, të enjten ka njoftuar për 29 viktima të reja me koronavirus, 1.402 të infektuar si dhe 761 të shëruar. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 131.000 persona, prej të cilëve, 3.810 e kanë humbur jetën, mbi 107.000 janë shëruar ndërsa rreth 19.000 të tjerë janë ende aktivë me koronavirus.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10