Edhe pse është akuzuar vazhdimisht për qendrime pro-serbë, përfaqësuesi i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka ndërmarrë një kthesë diplomatike pas shumë kritikave ndaj Kosovës, Ai i ka përçuar si rrallë herë një mesazh të qartë Serbisë për dialogun me Kosovën gjatë konferencës për shtyp në përfundim të Këshillit të MSA-së BE-Serbi. Borrell i kujtoi Serbisë se anëtarësimi në BE kalon pikërisht nga Kosova dhe nga ecuria e dialogut dypalësh.