Top News – Serbia e Kosova, akord për lëvizjen e lire/ Borrell: Frymë europiane, reagojnë Kurti e Rama
27/08/2022 20:13

Pas një ndërmjetësimit intensiv të ditëve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, Kosova dhe Serbia gjetën gjuhën e përbashkët për çështjen e dokumenteve të lëvizjes së qytetarëve. Arritja e kësaj marrëveshje luan një rol kyç në zbutjen e tensioneve të krijuara në kufirin verior të Kosovës, të cilat arritën kulmin rreth një muaj më parë. Serbia ra dakord të shfuqizojë aplikimin e dokumenteve për hyrje daljet për shtetasit me karta identiteti të Kosovës, dhe po të njëjtën praktikë do të ndjekë edhe Kosova, duke ruajtuar parimin e reciprocitetit, të shumëkërkuar nga kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel në një postim në Tëitter shkruan: “Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Në Tëitter, Kurti publikoi intervistën e tij për median gjermane ëelt ku nënvizon domosdoshmërin e masave reciproke për targat e makinave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve me Serbinë, si dhe fuqinë e re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë. Për arritjen e marrëveshjes reagoi dhe kryeministri Rama, i cili e cilësoi një lajm të bukur zgjidhjen e çështjes së lëvizjes së lirë mes dy vende përmes dialogut. Kreu i qeverisë ftoi palët për të mos humbur më kohë për të cuar përpara dialogun

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31