Top News – Serbët po vaksinohen…/Por vaksina nuk vjen nga Evropa Perëndimore
26/01/2021 12:16

Serbia është një nga të paktat vende të Ballkanit që ka nisur procesin e vaksinimit të popullatës dhe po e bën këtë me vaksina nga Pfizer e BioNTech, vaksinën kineze Sinopharm dhe atë ruse, Sputnik V. 200 qendra vaksinimi janë hapur në vend, ku të moshuarit presin me durim në radhë për të marrë vaksinën. Pekini ka dërguar një milionë vaksina në serbi dhe sipas informacioneve, nga Kina, Bahreini dhe Peruja, efikasiteti i saj është 75-80 për qind. Por, zyrtarët e shëndetësisë në vend thonë se vaksina më e mirë është ajo që kemi në dispozicion. 35 mijë vaksina administrohen çdo ditë dhe nga e diela janë vaksinuar mbi 170 mijë qytetarë. Presidenti serb, Aleksander Vucic, e priti vet kontigjentin e vaksinave të ardhura nga kina, duke i shprehur mirënjohje të thellë Pekinit. Shtypi, e prezanton atë si shpëtimtarin e kombit që po punon pa u lodhur për të siguruar vaksina për popullin e tij. Vucic ka folur për ndërtimin e fabrikave për prodhimin e vaksinave në serbi, me teknologji që do të vijë nga Moska. Por deri atëherë, Rusia do të dërgojë qindra e mijëra vaksina Sputnik 5 në serbi. “Shokët e vërtetë e tregojnë veten e tyre në kohë të vështirë”, thotë shumëkush. Qeveritë në Kinë dhe Rusi po bëjnë politikë me shpërndarjen e vaksinave. Veçanërisht Kina, po përpiqet të përfitojë politikisht nga situata. Ajo tregon se është një partnere e aftë për të vepruar shpejt dhe që nuk ka nevojë të presë, si vendet e tjera. Ashtu si Serbia ndërkohë, edhe disa vende të tjera të Evropës qendrore dhe lindore, po riorientohen drejt lindjes. Hungaria, anëtare e BE-së por edhe Turqia, janë mbështetur jo pak tek kina dhe Rusia në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
Top News – Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë…nuk është ajo në Nju Jork, nuk ka të lënduar
16/12 12:51
Top Channel/ Tre javë protesta, nuk dorëzohen fermerët grekë: Rrezikon ekonomia në prag festash!
16/12 12:11
Top Channel/ Trump, padi BBC-së për shpifje: Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim!
16/12 11:49
Top Channel/Gjermani, raporti: Ballkani Perëndimor është ende në pikë kritike, por Shqipëria lidere!
16/12 11:34
Top Channel/ Samiti i Berlinit, Trump optimist: Kurrë më pranë paqes se tani!
16/12 11:32
Top News – ‘Covidi i lopëve’ ndez Francën / Kaos dhe zemërim në vend, protesta e bllokime rrugësh
16/12 11:05
Top News – Fentanili ‘armë e shkatërrimit në masë’ / Trump: Vret më shumë njerëz se bombat
16/12 11:02
Top News- Trump i kërkon BBC 10 miliardë USD / E padit për shpifje, shifër ‘e çmendur’ dëmshpërblimi
16/12 10:58
Top News – Ukraina hedh në erë nëndetësen ruse/‘I vë flakën’ 400 milionë dollarëve me dronë nënujorë
16/12 10:57
Top News – Trump i ofron Ukrainës ‘Nenin 5’ / Evropa, gati të udhëheqë forcën ndërkombëtare
16/12 10:56
DIGITALB DIGITALB