Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takua me përfaqësuesin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, të cilit i shfaqi panoramën aktuale ekonomike të vendit. Gjatë takimit, Sejko u shpreh se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave, përmirësim i treguesve fiskalë dhe zbutje e ndjeshme e presioneve inflacioniste, të cilat u pasuan nga vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit në nivelin 3% në muajin korrik.