Top News – Sa para duhen për të mbrojtur Evropën…Miliarda euro shtesë çdo vit, BE kërkon zgjidhje
15/04/2025 12:24

SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Dhe siguria evropiane varet nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre në një masë të madhe, domethënë nga aftësitë e posacme ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në transportin ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor. Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit, përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve, sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht bëhet fjalë për 50 brigada me gjithsej 300 mijë ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani, me rreth 5.000 ushtarë, e çoi Bundesëehrin gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të propozojë këtë javë një "zbutje” të rregullave strikte në lidhje me masën maksimale të borxhit kombëtar, që është përcaktuar me Traktati i Mastrihtit. Konkretisht, kjo do të thotë që qeveritë e vendeve anëtare mund të investojnë miliarda euro shtesë në tanke, avionë luftarakë ose municione, pa i llogaritur këto investime në deficitin e lejuar të parashikuar nga Traktati i Mastrihtit. Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet të përpiqen shumë për të arritur në vendime unanime, por ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Në këtë "koalicion të të vullnetshmëve”, siç thuhet, duhet të përfshihen edhe vendet që aktualisht nuk janë anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58