Top News – Rusia ‘ndez’ luftën për mineralet e rralla / Shton sulmet në rajonin e pasur të Ukrainës
27/02/2025 14:56

Komandanti i lartë i Ukrainës tha të enjten se kishte vizituar brigadat që mbronin frontin në Novopavlivka në rajonin lindor të Donetskut, ku Rusia ka shtuar sulmet e saj. “Armiku po kryen aksione sulmuese intensive në këtë zonë, duke u përpjekur të thyejë mbrojtjen e trupave tona dhe të kapë tre vendbanime”, shkroi në Facebook Oleksandr Syrskyi, shefi i forcave të armatosura të Ukrainës. Syrskyi nuk tha se kur dhe cilën pjesë të frontit kishte vizituar. Ushtria e Ukrainës raportoi 19 beteja në frontin e Novopavlivkas një ditë më parë, pranë fshatrave Kostyantynopil, Rozdolne, Shevchenko dhe Burlatske. Zona pranë fshatrave ku u zhvilluan përleshjet ka depozita të mëdha litiumi dhe mineralesh të rralla, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës. Kontrolli i depozitave të mëdha të Ukrainës të mineraleve kritike është vënë në fokus këtë muaj pasi Presidenti amerikan Donald Trump shprehu interes për të fituar akses në to. Trump tha se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Uashingtonin të premten për të nënshkruar një marrëveshje për zhvillimin e përbashkët të mineraleve të rralla. Zelenski tha se suksesi i marrëveshjes do të varet nga ato bisedime dhe ndihma e vazhdueshme e SHBA. Pjesë të frontit në Novopavlivka janë rreth 14 km larg nga rajoni i Dnipropetrovskut, të cilin Rusia është përpjekur ta arrijë për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut, si pjesë e synimeve të deklaruara të luftës. “Plani i pushtuesve rusë në këto zona ka mbetur i pandryshuar për më shumë se tre vjet, ata synojnë të arrijnë kufijtë administrativë të rajonit të Donjeckut”, tha Syrskyi.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48