Rusia i ka vendosur sanksione presidentit amerikan Joe Biden dhe ka kërkuar që Alaska të bëhet pjesë e territorit të saj sërish ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, kundërpërgjigjet kështu ndaj bllokadës së rëndë ekonomike mbi regjimin e tij. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, prezantoi masat që përfshinin sanksione mbi presidentin Biden si edhe 12 zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, mes të cilëve edhe sekretari i shtetit Antoni Blinken.