Një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit doli të hënëm me kërcënim të ri të frikshëm për katastrofë bërthamore. Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi se armatimi i Ukrainës nga Perëndimi rrezikon shkatërrimin global dhe rrënoja radioaktive për shekujt e ardhshëm. Medvedev - nënkryetar i komitetit të sigurisë së Rusisë paralajmëroi aleatët e NATO-s, të cilët po konsiderojnë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë, përfshirë avionët F-16.