Top News – Rusia `i bën dalje` perëndimit/ Moska largohet nga traktati ndërkombëtar
15/01/2021 19:25

Rusia ka nisur procedurën e tërheqjes nga Traktati ndërkombëtar Qiejt e Hapur, një marrëveshje kjo e cila lejon fluturime për mbikëqyrje ajrore mbi dhjetëra shtete pjesëmarrëse. Ministria e Jashtme ruse tha se tërheqja e SHBA-së prej ketij traktati vitin e kaluar “e ka prishur ndjeshëm balancën e interesave të shteteve firmëtare ” dhe se propozimet e Moskes për ta mbajtur gjallë marrëveshjen janë injoruar nga aleatët në Uashington.“Duke pasur parasysh mungesën e përparimit në përpjekjet për t’i hequr pengesat që parandalojnë funksionimin e Traktatit në situatën e re, Ministria e Jashtme ruse ka të drejtë të njoftojë fillimin e procedurave të brendshme për tërheqje nga Traktati për Qiejt e Hapur”, thuhet në deklaratën e saj. Shtetet e Bashkuara u tërhoqen nga traktati në 22 nëntor, duke cituar pikërisht ato që I konsideronin si shklje flagrante nga ana e Rusisë. Moska asokohe e dënoi lëvizjen e Washingtonit sit ë dëmshme për sigurinë e Europës, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Traktati i Qiejve të Hapur u nënshkrua në vitin 1992 dhe hyri në fuqi në 2002-shin, duke lejuar 34 anëtarët e tij të kryejnë fluturime të paarmatosura vëzhguese mbi territoret e njëri-tjetrit, për të mbledhur të dhëna për forcat ushtarake dhe aktivitetet. Ithtarët e ujdisë thonë se fluturimet ndihmojnë në krijimin e besimit mes vendeve, pas dëshmojnë mes të tjerash se kundërshtarët nuk po vendosin forca fshehurazi ose nuk po përgatiten të fillojnë sulme.

Top Channel/ Kush e vrau Tupac? Ngjarja e pazbardhur edhe pas 30 vitesh
16/08 19:56
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, përshkallëzim dramatik! Sulmet më të mëdha për vitin 2026
16/08 19:53
Top Channel/ Ish-miku i Putinit arratiset/ Në Rusi nuk mund të kritikosh më, është e rrezikshme
16/08 15:36
Top News- Emigrantët kërkojnë rrugë drejt Evropës, arrestohen 294 persona pranë kufirit me Ceutën
16/08 15:33
Top News- Zbehen shpresat për të mbijetuar nga tërmeti, Kolumbia i kërkon ndihmë Trump
16/08 15:27
Top Channel/ 882 dronë kundër Moskës/ Tymi mbulon kryeqytetin e Rusisë. Rusët hakmerren me raketa
16/08 14:50
Top News- Avioni luftarak F-18 rrëzon dronin në Rumani, NATO në alarm për rastin
16/08 13:58
Top News- Pasojat e tërmetit shkatërrues në Indonezi, zhvendosen 5 mijë njerëz, vijojnë kërkimet
16/08 13:27
Top News- Tragjedi! Shoferin e zë gjumi, ‘fluturon’ autobusi me turistë, 12 të vdekur nga aksidenti
16/08 13:12
Top News- Rusia valë sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, përgjigjet Kievi, godet Moskën me 600 dronë
16/08 12:27
Top News- Uragani Lala godet Hawaiin, erërat e forta e shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë ishujt
16/08 12:25
Top Channel/Zjarret mbajnë botën në alarm/Nga SHBA në Ballkan, flakët përhapen dhe banorë evakuohen
16/08 12:10
Top Channel/ Disney zbulon X-Men e rinj/ Rikthehen superheronjtë, Pixar njofton vazhdimet e filmave
16/08 11:59
Top Channel/ 12 viktima në autobusin polak/ Autobusi turistik përmbyset në Hungari
16/08 11:33
Top Channel/ Japonia drejt hënave të Marsit/ Misioni për zbulimin e sekreteve të Sistemit Diellor
16/08 11:12
Top Channel/ Sulm masiv me dronë mbi Moskë/ Ndërkohë sulmet e Moskës vrasin tre në Ukrainë
16/08 11:06
Top Channel/ Nafta pushton brigjet e Omanit/ Njolla nga cisterna e dëmtuar kërcënon plazhet
16/08 11:06
Top Channel/ Mbi 100 orë jetë nën rrënoja! Nxirret e gjallë 3-vjeçarja në Kolumbi
15/08 23:17
Top Channel/ Enklava spanjolle, 111 të arrestuar! Mësymje e re drejt qytetit Ceuta
15/08 23:13
Top News – Tërmeti trondit Indonezinë. Dhjetëra viktima, qindra ndërtesa të rrënuara
15/08 22:00