Një gjykatë ruse urdhëroi të hënën gjigantin e teknologjisë Google që të paguajë dy milionë rubla - apo 28,000 dollarë - për, siç tha, shkelje të rregullave të Rusisë për përmbajtjen e ndaluar. Në muajt e fundit, gjykatat ruse kanë urdhëruar kompaninë Google të paguajë gjoba prej qindra mijëra dollarësh për, siç është thënë, mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar në motorin e saj të kërkimeve.