Top News – Rusët nuk i zënë besë Putinit/ Injorohen thirrjet e presidentit për t’u vaksinuar
27/05/2021 20:28

Ashtu si shumë banorë të Moskës, Davlatmo Khadamshoyeva ka dyshimet e veta për vaksinën ruse të koronavirusit, dhe heziton ta bëjë atë. “Akoma s’e kam bërë. Nuk kam shumë besim,” thotë 23 vjecarja, e cila nuk mban maskë. “Vaksina nuk është testuar plotësisht,” thotë studentja e marrëdhënieve ndërkombëtare. Rusia e regjistroi me bujë të madhe Sputnik V, vaksinën e parë të koronavirusit në botë, që në gushtin e vitit të kaluar. E pagëzuar me emrin e satelitit të parë të lëshuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, Sputnik është shitur me ngulm nga presidenti Putin, si vaksina më e mirë në botë, ndërkohë që edhe revista mjekësore “The lancet”, e vlerësoi si efektive në shkurt të këtij viti. Përvec Sputnik, shkencëtarët rusë kanë prodhuar edhe dy vaksina të tjera. Megjithatë, autoritetet në Moskë dhe qytete të tjera, po përballen me një mori skeptikësh të vaksinave si Khadamshoyeva. Të merkurën, presidenti Putin u bëri thirrje rusëve që t’i dyshimet mënjanë dhe të vaksinohen, duke thënë se vaksnat ruse janë “më të besueshmet dhe më të sigurtat” në botë. “Gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Kijeni parasysh!” tha presidenti 68 vjecar. Rusët përmendin disa arsye për të mos bërë vaksinën, që nga bindja se do t’u injektohet një mikrocip, e deri te frika e mutacioneve gjenetike. Por sipas sociologëve, hezitimi për vaksinën është shenjë e pakënaqësisë popullore dhe provë e mungesës së besimit tek autoritetet pas dekadash të tëra propagande nga ana e Kremlinit. Nga një sondazh doli se 62 % e rusëve nuk duan ta bëjnë vaksinën, ndërsa 56 % s’kanë frikë nga koronavirusi.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB