Presidenti i republikës, Bajram Begaj dekretoi tre ligjet e paketës së rritjes së pagave për të gjithë hierarkinë e administratës shtetërore. Tre ligjet parashikojnë rritjen e pagës së gjyqtarëve, prokurorëve, nëpunësve të administratës shtetërore, presidentit, kryeministrit, deputetëve dhe ministrave.