Biznesi i bareve dhe restoranteve e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë. Sipas Monitor, në vitin 2022, aktiviteti i pijeve dhe shërbimit ushqimor regjistroi të ardhura prej 69 miliardë lekësh, me një rritje të fortë prej 47% në krahasim me vitin e mëparshëm.