Top News – Rritet niveli i rrezikut/ Parisi mbyll baret e restorantet
05/10/2020 12:39

Parisi do të mbyllë të gjitha baret plotësisht, nga e marta ndërsa qeveria franceze rrit alarmin për koronavirusin në qytet në maksimum pas një periudhe rritjeje të vazhdueshme. Detajet e plota do të njoftohen gjatë ditës dhe kufizimet do të zgjasin për të paktën dy javë, njoftoi zyra e kryeministrit Jean Castex. Të dielën, franca raportoi 12565 raste të reja të covid 19. Kjo vjen pasi qyteti i Marsejës mbylli baret dhe restorantet javën e kaluar. Niveli maksimal i rrezikut në francë, hyn në fuqi kur shkalla e infektimevë në një lokalitet kapërcen 250 për 100 mijë banorë dhe të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me covid 19. Këto masa, ta domosdoshme për të luftuar përhapjen e virusit, do të aplikohen në paris dhe tre rajone të tjera përreth tij për dy javë – tha zyra e kryeministrit. Restorantet në qytet duhet të marrin masa të reja sanitare në mënyrë që të rihapen dhe leksionet në universitete duhet të mbahen me auditorë gjysmë të mbushur. Por restorantet dhe lokalet që shërbejnë ushqim dhe alkool mund të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ato regjistrojnë detajet e kontakteve nga klientët dhe mbyllin dyert në orën 22.00. Ndërkohë puna nga shtëpia duhet bërë prioritet më shumë se kurrë – thuhet në deklaratë. Franca është përballur me një rritje infeksionesh që nga fundi i gushtit. Qeveria thotë se nuk do të urdhërojë një tjetër izolim por do të marrë masa më të ashpra në qytetet ku virusi është në qarkullim aktiv.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57