Rritja e cmimeve të disa prej produkteve ushqimore ka shkaktuar një sërë pakënaqësish në Kosovë. Qytetarë të shumtë janë ankuar te Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke fajësuar qeverinë për gjendjen e krijuar. Cmimi i bukës në disa qytete është rritur në 50 centë nga 40 sa ishte deri tani. Një kilogram vaj ka shkuar në mbi 1 euro e 50 cent dhe një litër qumësht 90 cent. Cmimi është rritur po ashtu për djathni, vezët, perimet, sheqeri, ëmbëlsirat e produktet tjera. Kryeministri Albin Kurti e ka lidhur rritjen e çmimeve me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat importon Kosova.