Ndryshimi i klimës. Pastaj pandemia. Dhe së fundi lufta në Ukrainë. Kjo periudhë është katastrofike, dhe tani pritet një një vit i tmerrshëm për sektorin e bujqësisë, që mund të vërë në rrezik sigurinë ushqimore në zonat më të varfra të globit, dhe që është i destinuar të ndikojë seriozisht edhe në konsumin e të ashtuquajturës bota e parë, ose vendeve më të zhvilluara të botës. Me sulmin rus në Ukrainës, sanksionet perëndimore që sollën edhe kundërpërgjigjen e Rusisë, tregu i plehrave kimikë po shkon drejt një krize me përmasa të paprecedenta:një kolaps i eksporteve dhe një rritje pasuese e çmimeve, që do të godasë rëndë prodhuesit në një moment kritik për Hemisferën Veriore, pikërisht në fillim të sezonit të mbjelljes së kulturave pranverore (misri, sojës, lulediellit etj), dhe fazës së plehërimit për drithërat e vjeshtës siç është gruri.