Si pasojë e stuhisë dhe shkarkimeve atmosferike, nënstacioni elektrik i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit, është përfshirë nga flakët. Raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë nënstacion.