Top News – Rrëshen, 2 në pranga/ Pasaporta e patenta të falsifikuara
18/12/2020 12:10

Policia ka vënë në pranga 2 persona, të cilët falsifikonin pasaporta dhe karta identiteti. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas që merreshin me veprimtarinë e paligjshme të falsifikimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave po lëviznin me mjet nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Falsifikatori", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës. Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë kanë evidentuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin L. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë Kukës është ushtruar kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku përsëri janë gjetur letërnjoftime të tilla. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti “Ford Mustang”, pasaportat, kartat e identitetit dhe lejet e drejtimit të falsifikuara.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00