Top News – Rindërtimi në Kamëz/ Puna vijon në objektet arsimore
13/11/2020 16:46

Në zonën e paskuqanit, po vijon puna për rindërtimin e kopshtit “Lidhja e Prizrenit”, i shembur një vit më parë pas termetit të 26 nëntorit. Mbi ndërtesën e rrënuar po ngrihet nga themelet objketi i ri 5 herë më i madh në sipërfaqe. Kryeministri Edi Rama ishte në Kamëz për të parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat parashikohet të përfundojnë në gjysmën e dytë të dhjetorit. Kreu i bashkisë së kamzës Rapip Suli tha se puna vijon prej 4 muajsh dhe së shpejti do të jetë gati. Duke përgëzuar për punën cilësore të realizuar nga kompania ndërtuese, kryeministri Rama u shpreh edhe lidhur me elementë të veçantë të projektit. Më pas kreu i qverisë u ndal në shkollën “Jashar Hoxha”, ku po vijon puna për ndërtimin e saj. Kryebashkiaku Suli tha se shkolla e re do t’u ofrojë 1050 nxënësve të saj, përveç ambienteve mësimore të cilësisë së lartë, klasa dhe laboratorë, edhe terrene sportive të jashtme, çka u ka munguar deri më tani. Inspektimi në lagjen e vjetër me pallate silikat në Kamëz ishte ndalesa e fundit e kreut të qeverisë në këtë zonë. Pallatet e kësaj lagje po sistemohen, si dhe infrastruktura lidhëse është duke u rikualifikuar për t’i dhënë një cilësi jete më të mirë banorëve të saj. “Ky investim i vjen në shërbim rreth 7000 banorëve”, - tha kryebashkiaku Suli, i cili shtoi se këtu nuk ishte vënë dorë që nga vitet ’90-të. Gjithashtu, infrastruktura nëntokësore është duke u sistemuar me kanalizimin e ujërave të zeza, si dhe rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, për të garantuar furnizim me ujë në çdo moment të ditës. Projekti i urbanizmit për këtë lagje pritet të rrisë vlerën e apartamenteve. “Të gjitha janë bërë me sistemin kapot. Deri pak kohësh këtu kanë qenë ferra dhe mbeturina. Është bërë sistemimi i fasadave, rikualifikimi urban, janë planifikuar parkime mes pallateve, lulishte të vogla, si dhe një treg që do t’i shërbej lagjes. Çdo apartament këtu sot kushton më shtrenjtë. Minimumi është rritur vlera e apartamenteve 20-30 %” Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë në këtë bashki me sistemimin urban që po i bëhet jo vetëm kësaj lagjeje, por gjithë bashkisë në tërësi.

Top News – Rusia tregon dhëmbët në Paqësor / Dërgon bombarduesit bërthamorë në detin e Japonisë
19/08 15:47
Top News- Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas motorin, 3 të plagosur
19/08 15:44
Top News- Përplasen dy makina në qendër të Fierit/ Njëri shofer i dehur, plagoset fëmija
19/08 15:44
Top News – Objekt i dëshirave të Putinit…Donbasi, shkaku i luftës në Ukrainë
19/08 15:36
Top News – Forcat amerikane do mbrojnë Ukrainën / Si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje
19/08 15:36
Top News – Pasagjerët shkruajnë mesazhe lamtumire / Motori i avionit shpërtheu në flakë
19/08 15:35
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën neutral për takimin Putin e Zelensky: Hap Kutinë e Pandorës!
19/08 15:31
Top Channel/ Magazinë droge në banesë! Sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 500 mijë euro
19/08 15:28
Top News – Më shumë viztorë nga Kosova. INSTAT: Ndiqen nga italianët e polakët
19/08 15:23
Top Channel/ Berisha akuza të reja për 11 Majin: Në Elbasan zgjedhëset votojnë disa herë
19/08 15:20
Top Channel/ Andia Ulliri betejë në Kushtetuese! Kolegji i mbyll derën, mandati i mbetet Ndojt
19/08 15:17
Top Channel/ Fuqi digjitale në 2030! “Strategjia Kombëtare e AI”, përmirëson shërbimet publike
19/08 15:16
Top Channel/ Përplasen dy automjete në Fier, lëndohet një fëmijë! Shoferët konfliktohen fizikisht
19/08 15:14
Top Channel/ U ekzekuta dje në Athinë, lidhjet e 47 vjecarit me vrasësit e komisar Artan Cukut!
19/08 15:13
Top News- Berisha akuza INSTAT për eksportet: Me këtë akt Rama po mbulon narkoekonominë
19/08 14:59
Top Channel/ Përse insiston Putini t`ia “shkulë” Ukrainës Donbasin?!
19/08 14:52
Top News- Lirohen hapësirat publike në Kombinat, ndërhyrja e IMT pas ankesave të banorëve
19/08 14:31
Top News- SI po manipulohen shifrat e turizmit/ Berisha: Udhëtarët tranzit, numërohen turistë
19/08 14:28
Top News- ‘Rama i cakton vetes pension 4 milionë lekë’, Berisha e denoncon publikisht
19/08 14:28
Top News- Shqipëria ‘i vjedh’ Kosovës importet/ Berisha: Konsiderohen si eksporte shqiptare
19/08 14:28