Pas një situate të qetë prej më shumë se 4 muajsh, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë kanë nisur të tensionohen sërish, teksa ka qenë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, që “i ka fryrë zjarrit”. Në një intervistë për mediat turke, Cavusoglu konfirmoi sërish se Ankaraja zyrtare i mbetet pretendimit se sovraniteti i disa ishujve të Egjeut është i diskutueshëm, teksa kritikoi Greqinë për mbajtjen e ceremonisë përkujtimore për gjenocidin armen.