Top News – Rikthehen në Evropë/ Kufizimet dhe izolimet lokale
05/10/2020 12:07

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve po rritet. Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit me bllokime dhe protokolle shëndetësore, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese, ndërsa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në tubimet e njerëzve dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit. Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij - një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz - në bllokim të pjesshëm. Franca po ashtu ka vendosur kufizime në paris dhe disa qytete të tjera. Mes një rritjeje të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mesatarisht 303.3 njerëz në 100,000 banorë ishin infektuar me virus në Republikën Çeke, në 14 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore të Irlandës i rekomanduan qeverisë që vendi të zbatojë një bllokim të dytë mbarëkombëtar për katër javë. Gjermania mbajti shkallën e infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19 në nivele më të ulëta krahasuar me vendet e tjera evropiane gjatë valës së parë në pranverë. Por, numri i të infektuarve po rritet përsëri dhe autoritetet po shqyrtojnë kufizime të mëtejshme.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57