Top News – Reshjet e shiut me intensitet/ Durrës, përmbyten rreth 410 ha toke bujqësore
08/01/2021 11:15

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut në qarkun e Durrësit rreth 410 ha tokë bujqësore ndodhet nën ujë. Në grykëderdhjen e tij, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në Bubq të Fushë-Krujës, ku 350 hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit. Lumi Ishëm ka shkaktuar përmbytje tokash bujqësore edhe në fshatin Gjuricaj të njësisë administrative Ishëm, bashkia Durrës. 60 ha tokë raportohet të jenë nën ujë. Emergjencat civile të prefekturës së Durrësit kanë ngritur grupet e punës dhe po ndjekin në terren situatën. Ndërkohë lumi Zezë ndodhet në kuotat maksimale. Reshjet e shumta të shiut kanë vërshuar edhe nëpër oborret e shtëpive në këto zona, ndërsa në një banesë në Katund të Ri uji ka depërtuar brenda banesës. Nderkohe ne qarkun e Elbasanit kane vazhduar reshjet e shiut me intensitet te ulet e mesatar. Ka vazhduar renia e gureve dhe inerteve ne aksin Gramsh-Moglice, te cilat jane eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur renie te vazhdueshme te dherave ne Pishkash, te aksit Elbasan-Qafe, dhe firma kontraktuese ka qene ne gadishmeri. Qarkullimi ne 2 akset nuk eshte nderprere. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur nderprerje. Niveli i lumenjve ne Shkumbin e Devoll vazhdon te jete i konsiderueshem por larg pikes se rrezikut. Niveli i perroit te Zaranikes ne bashkine Elbasan ka pesuar renie, sakaq perrenjte e tjere dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik per permbytje.

Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07