Top News – Republikanët nuk braktisin Trump/ Dënimi i ish-presidentit tani është më i vështirë
27/01/2021 12:28

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo sinjalizon se Trump nuk do të dënohet mbi akuzat për nxitje të trazirave vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 6 janar. Në një votim procedural të mbajtur të martën, vetëm pesë nga 45 senatorët republikanë iu bashkuan 50 demokratëve të Senatit, që duan të vazhdojnë me gjyqin. Votimi me 55 vota për dhe 45 kundër sugjeron se gjyqi i Trumpit ka të ngjarë të përfundojë me pafajësi. Për ta dënuar Trumpin, së paku 17 senatorë republikanë duhet të bashkohen me të gjithë senatorët demokratë, për të arritur shumicën minimale prej dy të tretave. Gjyqi nuk është planifikuar të fillojë deri në javën e 8 shkurtit. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar. Në trazirat në Kongres, pesë persona kanë vdekur, në mesin e tyre një zyrtar i policisë. Trump është akuzuar se me fjalimet e tij, i ka nxitur mbështetësit të sulmojnë dhunshëm Kongresin, në përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor.

Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09