Top News – Renault prezanton prototipin 5/ Rikthim i mitikes R5 në version modern elektrik
14/01/2021 14:50

Renault ka zbuluar prototipin 5, një makinë spektakël që është në thelb një rimishërim i ikonikes R5, por në versionin modern elektrik. E kjo vjen në kuadër të “Renaulution”, planit strategjik që përfshin lancimin e shtatë makinave të reja elektrike deri në 2025. Nuk është shumë e vështirë të shohësh që Renault 5 e re është frymëzuar dukshëm nga dizajni origjinal, pasi përzien linjat e saj të pastra dhe sipërfaqet e rrafshëta me detajet futuristike tek dritat dhe pjesën ballore. Drejtori i dizajnit në Renault, Gilles Vidal, ka zgjedhur të marrë elementë stili nga origjinalja për të plotësuar nevojat e makinës moderne. Prodhuesi francez i makinave nuk ka përmendur ndonjë detaj për pjesën e brendshme por thotë se ajo mban një ekran të vogël transparent në kroskot që mund ti shfaqë mesazhe edhe njerëzve jashtë makinës. Po ashtu nuk janë dhënë detaje për fuqinë apo autonominë e makinës elektrike por kompania thotë se Renault 5 është e projektuar si një makinë elektrike praktike. “Dizajni i prototipit Renault 5 bazohet në modelin kult të trashëgimisë sonë, R5”, thotë Gilles Vidal. “Ky protorip thjesht mishëron modernitetin, një makinë e përshtatshme për kohën, urbane, elektrike dhe tërheqëse”. Pas Renault 5, shtëpia franceze thotë se do të rikthejë në jetë një tjetër emër historik, Renault 4. Prodhuesi francez do që 30 për qind e shitjeve të tij të jenë makina elektrike deri në 2025 dhe modele si prototipi i ri renault 5, do të luajnë padyshim një rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15