Top News – Rekord viktimash në Amerikën e Jugut: 1.179 të vdekur në një ditë
20/05/2020 12:49

Brazili ka regjistruar një rekord të numrit të përditshëm të viktimave si pasojë e koronavirusit, 1,179. Deri më tani, ky virus është lidhur me pothuajse 18,000 fatalitete në këtë shtet. Sa i përket infektimit, Brazili aktualisht gjendet në vendin e tretë më të prekur në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17,408 raste pozitive, derisa vëzhguesit kanë thënë se piku i virusit në këtë shtet mund të pritet në muajin qershor. Brazili është i ndarë thellësisht për mënyrën sesi duhet luftuar pandeminë. Presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka ulur rrezikun e virusit dhe beson se masat e izolimit, të zbatuara nga guvernatorët rajonalë, do t’i bëjnë më shumë dëm ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe njerëzve, sesa vetë virusi. Duke folur live në facebook, Bolsonaro tha se do të nënshkruhej një protokoll që zgjeron përdorimin e ilaçit kundër malarjes, klorokinë, jo vetëm për pacientët në gjendje kritike. Ai tha edhe se mbante një kuti të vogël me klorokinë gjithnjë me vete në rast se mamaja e tij 93 vjecare do të kishte nevojë për të. Pak ditë më parë, ministri i shëndetësisë në Brazil dha dorëheqjen siç tha ai, për shkak të presionit për të nënshkruar protokollin e ri. Prej ditësh në fakt Brazili ka tërhequr vëmendje për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të koronavirusit në vend.

Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01