Shkalla e infektimeve me koronavirus në gjermani ka shënuar nivele rekord. Vendi ka regjistruar 201,1 raste të reja për 100 mijë banorë javën e shkuar. Rekordi i mëparshëm ka qenë 197.6 për 100 mijë banorë dhe ishte shënuar dhjetorin e kaluar. Ndërsa kjo mbetet një shkallë më e ulët krahasuar me vende të tjera evropiane, kambanat e alarmit kanë rënë për atë që është quajtur pandemia e të pavaksinuarve.