Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për zbutjen e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Rraja u arrestua në prill të vitit të kaluar pasi akuzohet si pjesëmarrës në atentatin e 2019-s të organizuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Rraja kërkoi revokimin e masës së sigurisë me argumentimin se janë tejkaluar të gjitha afatet përmes një shkrese të dorëzuar më 23 janar në gjykatën e posaçme. Kërkesa u mor në shqyrtim nga gjyqtari Erjon Bani, që e rrëzoi atë.