Edi Rama siguroi edhe njëherë tjetër shumicën të cilësuar në Kuvend dhe kaloi në orët e para të së premtes reformën territoriale që shkrin 15 bashki të vendit. Pro reformës votuan edhe deputetët që më herët e kritikuan atë, që nga Erion Brace, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sinaj. Nevoja për të siguruar 84 votat, riktheu në Kuvend edhe Belinda Ballukun, që u prit me protesta nga deputetët e opozitës.