Top News – Reagon ashpër Sofja/ Maqedoni, digjet flamuri Bullgar
15/01/2021 19:46

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e dënoi ashpër aktin e djegies së flamurit bullgar në një karnaval të mbajtur në qytetin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrësit në këtë manifestim tradicional, përveç djegies së flamurit, kanë parakaluar me maska e veshje ushtarake, duke treguar, sipas tyre, të kaluarën fashiste të Bullgarisë, ndërsa disa të tjerë mbanin në duar rrënjë pemësh, duke ironizuar me pretendimet bullgare se maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë “rrënjë bullgare.” "Pas njoftimeve në media në lidhje me djegien e flamurit bullgar në Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëzova ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov, t'i shprehë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pakënaqësinë tonë të fortë për këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një notë të mprehtë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Ministria e Jashtme në Shkup nuk e bëri publike përmbajtjen e letrës, por përmes një deklarate e dënoi dhe ajo aktin e djegies së flamurit bullgar. “Tradita shekullore nuk duhet të rrezikohet nga aktivitete që përçmojnë ose ofendojnë kombet, shtetet, veçanërisht fqinjët tanë. Ne e dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në karnevalin në Vevçani, si akt që dëmton reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në reagimin e saj. Incidenti, I dënuar dhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve, pasi Bullgaria, në nëntor të vitit të kaluar, i vuri veton nisjes në bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10