Kreditë me probleme janë rritur në muajin janar. Sipas Statistikave të Bankës së Shqipërisë treguesi i kredive të këqija arriti në 5.1 për qind nga 5 për qind që ishte në fund të vitit 2022. Më shumë sesa pamundësia e shlyerjes së kredive, ekspertët bankarë konfirmojnë se shkak për rritjen e nivelit të kredive me probleme është bërë zvogëlimi i portofolit total të kredisë në sektorin bankar.