Top News- Rama u përgjigjet kritikëve për Tik-Tok: Shqipëria do të mbrojë fëmijët nga ky rrjet
22/12/2024 19:19

Pas vendimit për të mbyllur Tik-Tokun dhe qëndrimeve të kritikëve kundër, ka reaguar numri një I qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në një postim në rrjtin social X, Rama shprehet se vendimi për mbylljen e Tik -Tok vjen pas një këshillimi të gjerë. “Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.”, shkruan Rama. Kryeministri u kthen përgjigje edhe qëndrimeve se vrasja e Martinit nuk ka ardhur nga Tik-Tok, pasi nuk kanë patur llogari në të. “Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.”, thekson kryeministri. Sipas tij vendimi ka ardhur për shkak se mbi 90% e prindërve kërkojnë mbylljen e këtij rrjeti social, pasi fëmijët janë të ekspozuar përballë dhunës. “Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku”, mbyll postimin e tij Rama.

Top News- Lëvizja Bashkë zyrtarizon kandidatin/ Arlind Qori garon sërish për Tiranën
03/10 21:58
Top News- Porositë e Ramë për deputetët/ Kërkon fitore të padiskutueshme në Tiranë
03/10 20:30
Top Channel/ Berisha: Nuk bojkotojmë zgjedhjet! Të shtunën PD zgjedh kandidatin
03/10 19:54
Top Channel/ Batuta e Ramës, Shtëpia e Bardhë për TCH: Trump ka bërë shumë për stabilitetin
03/10 19:53
Top Channel/ Zgjedhjet, Rama ndan detyrat, angazhon gjithë qevrinë për Tiranën
03/10 19:52
Top News- Incidentet nëpër shkolla / PD-Sistemi ka dështuar, siguria vetëm në letër
03/10 19:38
Top News- ‘Gati për emër të dakordësuar’/ Berisha-PD pranon kandidatin që mbështet opozita
03/10 17:45
Top News – Ekskluzive/ Batuta e Ramës, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump i përkushtuar për PAQE!
03/10 17:36
Top News – Një agjenci për strehimin. Ideja e qeverisë përballë çmimeve të larta të banesave
03/10 17:01
Top Channel/ Batuta me Trump, reagon Rama: ta shtrembërosh është e padrejtë
02/10 23:08
Top News- Rama “i bie pishmanit” për batutat me Macron për gafën e Trump: Shaka mes miqsh
02/10 22:33
Top Channel/ Veliaj në burg, padit presidentin, çojnë në kushtetuese dekretin për zgjedhjet
02/10 19:30
Top News – Dekreti Begaj shkon në Kushtetuese. Ankimohet nga Veliaj: Shkelje flagrante e kushtetutës
02/10 17:39
Top News – Ligjet nisin me ‘mbetjet’. Diskutohet drafti i ri për menaxhimin e integruar të tyre
02/10 17:37
Top News – PS kërkon hapjen e garës, PD kundër. Zgjedhjet te dera, ‘rregullatorët’ e KQZ pa mandat
02/10 17:36
Top News- Drafti për 9 nëntorin / Përgatitjet e KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore
02/10 16:36
Top Channel/ Topalli e merr me sportivitet rikthimin në komisionet e Kuvendit: A e pimë një kafe?
01/10 22:02
Top News-Rama pritet nga mbreti i Danimarkës. Kreu i qeverisë pjesë e samitit të komunitetit politik
01/10 21:32
Top News – Mitsotakis i hedh krahun Ramës, bisedime edhe me Macron. Darka në pallatin mbretëror
01/10 21:24
Top News – Mbreti pret Ramën në Kopenhagen. Darkë para mbajtjes së samitit
01/10 21:24