Kryeministri Edi Rama u rikthye në Bashkinë e Vlorës, pak ditë pasi u kërkoi dorëheqjen masive të gjithë drejtorëve dhe largimin e pothuajse gjysmës së administratës së këtij institucioni. Rama mbërriti rreth orës 09:00. Në bashki u prit nga kryetari Ermal Dredha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark, Bledi Çuçi.