Vendimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për të ftuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një darkë jozyrtare të liderëve të Ballkanit Perëndimor të hënën në Athinë, në vend të kryeministrit, Edi Rama është interpretuar si hakmarrje greke për çështjen Beleri. Beleri u arrestua më 12 maj me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Këkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga gjykatat e posaçme.