Kryeministri Edi Rama ka bërë për ‘ujë të ftohtë’ kryebashkiakët lidhur me situatën e krijuar nga mbetjet urbane. Sipas numrit një të ekzekutivit shqiptar, mosmenaxhimi i mbetjeve do të dënohet me dorë të fortë, teksa paralajmëroi se nëse nuk merren masa për pastrimin e plehra, do tu merret bashkia e do të çohen në prokurori.