Një incident me një raketë shkencore ka futur në telashe Suedinë me Norvegjinë. Incidenti u regjistrua të hënën, kur Suedia lëshoi nga qendra hapësinore Esranxh raketën. Korporata Suedeze e Hapësirës, e cila zotëron dhe drejton qendrën doli me një deklaratë ku ka kërkuar falje dhe thotë se ka nisur hetimet. Por zyrtarët norvegjezë thonë se Suedia nuk i njoftoi përmes kanaleve zyrtare në lidhje me këtë incident.