Në britaninë e madhe, qeveria ka menduar edhe për muzikën. Qeveria britanike ka akorduar një ndihmë emergjente për shkak të pandemisë, për ambjentet muzikore, prej 2.25 milionë paundësh. Sekretari i kulturës, Oliver Doëden, ka prezantuar planin për të shpëtuar rreth 150 ambjente muzikore nga falimentimi si pasojë e izolimit nga pandemia. Ai tha se për sektorin do të jepen 2.25 milionë paundë nga një fond që në total kap shifrën e 1.57 miliardë paundësh, që vendi akordoi më 5 korrik për artin në përgjithësi në britaninë e madhe.