Shërbimet e emergjencave ndërhynë pasi u njoftuan se një grua po tentonte ti jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë në Devon të britanisë. Negociatorët e policisë biseduan me gruan, por situata mbeti shqetësuese. Ndaj, skuadra e mbërritur në vendngjarje mendoi të fuste në lojë qenin e saj të terapisë, Digby-n, që ndihmon në situata traumatike. Dhe ai, e ndihmoi me të vërtetë gruan që të tërhiqej nga parmaku i urës dhe të kursente jetën.