Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj kanë inspektuar nga afër Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14 në zonën e Kasharit. Manastiruli tha se kjo është një nga 300 qendrat shëndetësore në të cilat është investuar dhe po vijon ende puna për transformimin e shërbimit parësor.