Top News – Do mbrojë Kanalin e Panamasë nga Kina/ Ushtria amerikane nis stërvitjet, ‘gati për luftë’
17/07/2025 15:01

Shtetet e Bashkuara të amerikës janë stërvitur për mbrojtjen e Kanalit të Panamasë gjatë manovrave të përbashkëta me vendin e Amerikës Qendrore, mes shqetësimeve për praninë në rritje të Kinës në rajon. Stërvitja, me emrin e koduar PANAMAX-Alpha Phase I dhe e planifikuar nga 13 deri më 18 korrik, ishte projektuar për të "forcuar përgatitjet për kërcënimet ndaj sigurisë së Kanalit të Panamasë dhe infrastrukturës tjetër strategjike", sipas Shërbimit Kombëtar Aeronautik të Panamasë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar më herët për praninë dhe ndikimin ushtarak dhe ekonomik në zgjerim të Kinës në Hemisferën Perëndimore, një rajon i parë prej kohësh si oborri i SHBA-së, i cili përfshin Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut dhe Karaibet. Paralajmërimi i shefit të Pentagonit vjen pas pretendimit të Presidentit Donald Trump, se Kina "operon" Kanalin e Panamasë, një rrugë ujore jetësore për tregtinë globale. Kanali, të cilin e ndërtoi SHBA-ja, lidh oqeanet Atlantik dhe Paqësor dhe ka qenë nën kontrollin e Panamasë që nga viti 1999. Duke u përballur me presionin e administratës Trump, CK Hutchison me seli në Hong Kong ra dakord në mars t’ia shiste aksionet e saj në portet e Panamasë një konsorciumi të udhëhequr nga amerikanët. Trump më vonë shpalli fitoren mbi blerjen prej 23 miliardë dollarësh.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11