Top News – Bomba gjysmëtonëshe mbi Ukrainë / Putin sulmon qendrën tregtare, të paktën dy viktima
17/07/2025 15:02

Putin Sulmet ruse në ukrainë i kanë marrë jetën dy personave dhe kanë shkaktuar 22 të plagosur, pas një bombardimi vdekjeprurës në një qendër tregtare. Volodymyr Zelensky i quajti sulmet në Dobropillia, në Donetsk, "terror të tmerrshëm dhe të neveritshëm rus", ndërsa akuzoi Vladimir Putinin se po përpiqet të vrasë sa më shumë civilë të jetë e mundur. Rusia thuhet se lëshoi një bombë 500 kg në qytetin që ndodhet në vijën e frontit, sipas autoriteteve rajonale. Zelensky tha se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar pas sulmit me bombë që shënjestroi "një dyqan të zakonshëm dhe pavione tregtare" në mbrëmje. Vadym Filashkin, kreu i rajonit të shkatërruar nga lufta të Donetskut, njoftoi për dy viktima në sulm. Ai tha se sulmi goditi 54 dyqane dhe 13 ndërtesa me rreth 300 apartamente të prekura. Filashkin shtoi se një operacion kërkimi është duke vazhduar me ekipet e shpëtimit që punojnë për të shuar zjarret. Ata gjithashtu kanë frikë se mund të gjenden akoma më shumë viktima nën rrënoja në orët në vijim. Dobropillia është sulmuar nga forcat e Putinit në disa raste gjatë luftës së ashpër. Në mars, një breshëri raketash dhe dronësh la 11 të vdekur në qytet. Mes tyre pesë fëmijë. Sulmet e fundit të rusisë pritet të zemërojnë Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pasi ai i vendosi një ultimatum të rreptë paqeje Putinit të hënën. Trump sulmoi ashpër Moskën ndërsa u zotua të godiste Rusinë me tarifa 100% nëse nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11