Top News – Sulmet amerikane në Iran dështuan / Raporti: Shkatërruan vetëm 1 nga 3 uzinat bërthamore
17/07/2025 15:02

Një vlerësim i ri ka zbuluar se sulmet amerikane në qershor shkatërruan kryesisht një nga tre uzinat bërthamore iraniane të shënjestruara, por dy të tjerat nuk u dëmtuan rëndë, raportoi NBC Neës të enjten, duke cituar zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë. Raporti tha se zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi ndaj centralit bërthamor Fordoë të Iranit ishte i suksesshëm në uljen e kapaciteteve të pasurimit atje deri në dy vjet, duke cituar dy zyrtarë aktualë. Dy objektet e tjera që goditën SHBA-të nuk u dëmtuan aq rëndë dhe mund të jenë degraduar vetëm deri në një pikë ku pasurimi bërthamor mund të rifillojë në disa muajt e ardhshëm nëse Irani dëshiron. Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, i tha NBC Neës në një deklaratë: "Siç e ka thënë Presidenti dhe siç e kanë verifikuar ekspertët, Operacioni "Heather Midnight" i shkatërroi plotësisht kapacitetet bërthamore të Iranit." Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, i tha NBC-së se Presidenti i SHBA-së Donald Trump "ishte i qartë dhe populli amerikan e kupton: objektet bërthamore të Iranit në Fordoë, Isfahan dhe Natanz u shkatërruan plotësisht. Nuk ka dyshim për këtë". SHBA-të nisën sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit muajin e kaluar, duke thënë se ato ishin pjesë e një programi të orientuar drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Teherani thotë në anën tjetër se zhvillimi i tij bërthamor është thjesht për qëllime civile. Një vlerësim paraprak në qershor nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes sugjeroi se sulmet mund ta kenë penguar programin bërthamor të Iranit me muaj. Por zyrtarët e administratës Trump thanë se ky vlerësim nuk ishte i saktë dhe se inteligjenca tregonte se programi bërthamor i Iranit ishte dëmtuar rëndë.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11