Lideri autoritar i Kazakistanit thotë se ka autorizuar forcat e sigurisë të qëllojnë pa paralajmërim në mesin e një raprezaljeje të dhunshme mbi protestat anti qeveritare. Presidenti Kazim Xhomart Tokajev tha po ashtu se 20 mijë banditë kanë sulmuar qytetin kryesor të Almaty-t, epiqendra e protestave të ndezura nga rritja e cmimit të gazit të lëngshëm. Ai ka fajësuar terroristët e trajnuar jashtë vendit, por nuk ka dhënë prova.