Kremlini ka konfirmuar të hënën se e ka marrë propozimin e Kinës për zgjidhje politike në Ukrainë, mirëpo për momentin nuk ka kushte për zgjidhje paqësore për konfliktin. “Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje planit të miqve tanë kinezë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të hënën, duke shtuar se “tani për tani, ne nuk shohim që i kemi kushtet drejt paqes”. Kina ka synuar që ta paraqesë veten si palë neutrale në luftën e Rusisë në Ukrainë, ndonëse i ka mbajtur lidhjet e saj strategjike me Moskën.