Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt. Paralajmërimi vjen nga vetë presidenti amerikan, Joe Biden, i cili në një bisedë telefonike me presidentin Volodimir zelenski, përsëriti gatishmërinë e SHBA dhe aleatëve për të reaguar me vendosmëri nëse Moska do të hyjë ushtarakisht në Ukrainë. Disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se rusia mund të jetë duke pritur për momentin e duhur për të nisur një sulm mbi fqinjin e saj.