Partia Socialdemokrate në Kosovë ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti gjatë një aksioni simbolik që u mbajt të enjten afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë. Aktivistët e PSD-së kanë shpalosur një baner përmes të cilit thonë se rruga sipas së cilës është duke udhëhequr vendin Albin Kurti, çon në autonomi ose në izolim. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka përmendur elementet kryesore të rrugës së Albin Kurtit, të cilat kanë reflektuar negativisht për Kosovën.