Vala e protestave studentore ka përfshirë disa qytete të vendit. Peshkopia, Kukësi, Gramshi, Vlora, Lezha, Shkodra e të tjera qytete i janë bashkuar protestës së studentëve, duke protestuar në shkollat dhe qytetet e tyre. Njësoj si në Tiranë, edhe në rrethe nuk kanë munguar incidentet, ku protestuesit janë përplasur me uniformat blu. Nga ana tjetër, autoritetet në vend kanë bërë thirrje vazhdimisht për vetëpërmbajtje, duke iu kërkuar protestuesve të shmangin aktet e dhunës.