Ndërhyrja e shpejtë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Borsh. Uniformat blu kanë vënë në pranga, pronarin e një hoteli, Emanuel Shkëmbi 26 vjeç, i cili pasi është konfliktuar verbalisht me punonjëset e tij A.O dhe R.O, nënë e bijë, i ka kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në ambientet e hotelit. 26-vjeçari, banues në Himarë, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe Kanosje.