Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Aty u diskutua projekt-buxheti i vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj raportoi për buxhetin e vitit të ardhshëm, teksa bëri të ditur se do të jetë 4.5 mld euro dhe parashikoi rritje ekonomike 4%.