Një 68-vjeçar është proceduar penalisht nga autoritetet në Dibër, pasi zjarri që ndezi për djegien e shkurreve, doli jashtë kontrollit. Pëe pasojë është djegur në total një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh shkurre dhe barishte. Strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H.K.